Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ekspozimi ndaj diellit mund të përmirësojë fertilitetin tek gratë mbi 30 vjeç

Femina 07/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i fundit tregon se ekspozimi i moderuar ndaj rrezatimit diellor gjatë pranverës dhe vjeshtës mund të përmirësojë rezervën ovariane tek gratë e moshës 30-40 vjeç.

Ky studim është publikuar në revistën “Steroids”, shkruan burimi Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtuesit analizuan nivelin e hormonit anti-Müllerian (AMH), një tregues i rëndësishëm i fertilitetit femëror.

Ata zbuluan se tek gratë mbi 30 vjeç, nivelet e AMH rriteshin gjatë stinëve me rrezatim të moderuar diellor – pra në pranverë dhe vjeshtë – krahasuar me dimrin, kur rrezatimi është më i ulët.

Ky efekt nuk u vu re tek gratë nën 30 vjeç, çka sugjeron se ndikimi i diellit në fertilitet është më i dukshëm me kalimin e moshës.

Studimi u zhvillua në Izrael dhe përfshiu 2235 gra të moshës 20-40 vjeç, të ndara në dy grupe: 20-29 dhe 30-40 vjeç.

Të dhënat mbi rrezatimin diellor u siguruan nga Shërbimi Meteorologjik i Izraelit dhe analizuan periudhën katërvjeçare.

Ekspertët theksojnë se ndonëse AMH është tregues i rezervës ovariane, ai nuk pasqyron gjithmonë cilësinë e vezëve.

Megjithatë, ky zbulim mund të ndihmojë gratë që planifikojnë shtatzëninë. Kërkime të mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar plotësisht ndikimin klinik të diellit në fertilitet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudiuesit: Inteligjenca artificiale ndihmon në identifikimin e dy nëntipeve të reja të kancerit të prostatës
Artikulli i rradhës Nga kafja te alkooli, këto janë ushqimet që përshpejtojnë plakjen

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.