Nuk ka asgjë si ngrohtësia dhe siguria e një të dashur që ju mbështjell në krahë. Akti i thjeshtë i dhënies dhe marrjes së përfaqimeve të mirëfillta mund të ndryshojë plotësisht gjendjen tuaj shpirtërore.
Tani studiuesit tregojnë se nëse përqafoheni më shpesh truri juaj do të zhvillohet më mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Oksitocina është një hormon dhe neurotransmetues i prodhuar në hipotalamusin tonë dhe lëshohet nga gjëndra e hipofizës. Nivelet e tij rriten gjatë gjidhënies, orgazmës dhe përqafimeve.
Në lidhje me efektin mbi foshnjat dhe zhvillimin e tyre, oksitocina inkurajon lidhjen midis një nëne dhe foshnjës së saj.
Kjo mund të shpjegojë pse ushqyerja me gji rrit nivelet e hormoneve të një gruaje. Ka tendencë të nxisë ndjenjat e besimit, afërsinë në marrëdhënie dhe instinktin apo kujdesin amësor. /GazetaShneta/