Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksina Pfizer/BioNTech del të jetë efektive kundër dy varianteve të reja të koronavirusit

Lajme 09/01/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lajmi për dy variante të reja të koronavirusit – varianti i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ai i Afrikës së Jugut – kanë bërë që njerëzit në të gjithë botën të shqetësohen rreth koronavirusit.

Ndërsa viruset mutohen shpesh në të gjitha kohërat, dy variantet e reja të Covid-19 kanë shqetësuar shkencëtarët dhe publikun shkruan Best Life.

Por edhe pse këto variante të reja duket të jenë shumë më të transmetueshme sesa lloji aktual dominant, ka më në fund disa lajme të mira:

Një nga vaksinat kryesore kundër Covid, sapo u konfirmua se ishte efektive kundër të dy shtameve të reja të virusit përcjell Gazeta Shneta.

Një studim i ndërmarrë nga Pfizer dhe shkencëtarë nga dega Mjekësore e Universitetit të Teksasit, i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët, tregon se vaksina Pfizer-BioNTech, Covid-19 është efektive kundër variantit të Britanisë së Madhe dhe atij të Afrikës së Jugut që janë aktualisht në qarkullim.

Për të kryer hulumtimin, mostrat e gjakut u morën nga 20 persona që morën vaksinën Pfizer-BioNTech, raporton Reuters.

Studimet laboratorike më pas zbuluan se mostrat kishin nivele neutralizuese të antitrupave që dukeshin se punonin në versionet e inxhinieruara të varianteve të reja.

Ekspertët kishin supozuar se vaksinat aktuale do të ishin efektive kundër variantit të Mbretërisë së Bashkuar, por lloji i Afrikës së Jugut ishte më shumë shkak për shqetësim.

Profesori Shabir Madhi, i cili drejtoi provat për vaksinën Oxford-AstraZeneca në Afrikën e Jugut, i tha BBC në fillim të kësaj jave se është një “shqetësim i arsyeshëm” që varianti i Afrikës së Jugut mund të jetë më rezistent ndaj vaksinës.

Sidoqoftë, studimi i Pfizer duket se “qetëson çdo shqetësim në lidhje me mungesën e mbulimit të vaksinave për variantet”, tha Daniel Altmann, profesor i imunologjisë në Imperial College London, për Guardian.

“Neutralizimi i variantit duket i shkëlqyeshëm nga ky studim,” shtoi ai. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMundësitë e infektimit të foshnjës pas ‘prishjes së ujit’ në tremujorin e tretë të shtatzënisë
Artikulli i rradhës Sulmohet anesteziologu dhe infermierja në Klinikën Infektive në QKUK

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.