Sulmohet fizikisht një mjek në Emergjencën e QKUK-së

2018-07-23 në ora 09:03

Një mjek i Klinikës Emergjente në QKUK është sulmuar fizikisht nga një person në vendin e tij të punës. Aktualisht Policia e Kosovës gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Pas këtij rasti, stafi i Klinikës në krye me drejtorin Dr. Basri Lenjani, kanë protestuar duke iu bërë thirrje organeve të rendit që të kapen autorët e këtyre rasteve. /Gazeta Shneta/