Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Suplementi japonez i lidhur me 80 vdekje të mundshme nga ky përbërës i produktit

Jetë 01/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një kompani farmaceutike japoneze po heton 80 vdekje të lidhura me një suplement dietik të saj.

Kjo është një rritje tronditëse nga pesë vdekje që kompania japoneze, Kobayashi Pharmaceutical, raportoi në muajin mars, sipas burimit New York Times.

CholesteHelp quhet emri i suplementit i cili ka në përmbajtje majën e orizit të kuq. Ky suplement ka për qëllim të ndihmojë në uljen e niveleve të kolesterolit, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.

Zyrtarët e qeverisë japoneze thanë se suplementi u zbulua se përmban acid puberulik, një përbërës shumë toksik që rrjedh nga myku i kaltërt.

Që nga marsi, 1,656 njerëz kanë kërkuar këshilla mjekësore për shqetësimet shëndetësore të lidhura me suplementet, dhe 289 persona janë shtruar në spital, sipas Kobayashi Pharmaceutical.

Ministri japonez i shëndetësisë Keizo Takemi tha se ishte “jashtëzakonisht për të ardhur keq” që Kobayashi Pharmaceutical nuk e kishte informuar ministrinë më herët për numrin në rritje të vdekjeve dhe u zotua se qeveria do të përfshihej më shumë në hetim./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak“Kohë më të vështira janë para nesh…” – Kryeministri grek paralajmëron verë të rrezikshme
Artikulli i rradhës Kalimi i kohës në një saunë mund të parandalojë shtimin e peshës që lidhet me menopauzën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.