Të mbështetur në shtratin e fëmijës, duke i qeshur dhe e ledhatuar, pjesa më e madhe e prindërve nuk e kanë idenë që fëmija në të vërtetë nuk mund t’i kuptojë emocionet e tyre.
Nuk është çështje moshe, por centimetrash. E tregon një studim i udhëhequr nga Institute of Psychology i Universitetit të Oslo-s, në Norvegji dhe Universiteti i Upsala-s, Suedi.
Shkencëtarët kanë demonstruar mënyrën si fëmijët i shohin prindërit. Kanë zbuluar që largësia maksimale në të cilën një i sapolindur mund të kuptojë që mamaja dhe babai janë të zemëruar apo të lumtur është vetëm 30 centimetra.
Nëse largësia dyfishohet, imazhi i fytyrës së tyre bëhet kaq i turbullt në sytë e tij sa pamja bëhet e paqartë dhe i vogli nuk është i aftë të dallojë emocionet e prindërve.
Sipas Prof. Svein Magnussen, të sapolindurit janë të aftë të imitojnë shprehjet e të rriturve që në ditët e para të jetës, por nuk janë në gjendje të kuptojnë domethënien e një shprehjeje dhe t’i dallojnë ato./revistaclass