Mjeku Faruk Gashi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan është suspenduar nga puna.
Gashi është suspenduar nga puna pasi është konstatuar se ka gënjyer një pacient se nuk punon EKG, shkruan Gazeta Shneta.
Vendimin për suspendimin e tij nga puna e ka marr drejtori i Shëndetësisë në komunë Shkëlzen Hajdini.
“Pas konstatimit nga Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, është suspenduar mjeku Faruk Gashi, mjekë i përgjithshëm, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit”, thuhet në njoftim.
“Ky rast do të vazhdojë në procedura të rregullta ligjore. Askush nuk do të tolerohet që për arsyeje të neglizhencës, papërgjegjësisë ose arsyeje tjera të sillet papërgjegjshëm ndaj pacientëve”, thuhet në njoftimin e drejtorisë për Shëndetësi. /Gazeta Shneta/