Përveç rastit të ilaçeve ilagale, janë disa barna farmaceutike që gjithashtu sulmojnë sistemet tona. Qëllimi i detoksifikimit natyral të barnave është të eliminoj toksinat e mbetura nga barnat. Mëlçia në trupin tuaj kryen punë masive e heqjes dhe trajtimit të toksinave jo vetëm nga barnat, por edhe nga ushqimi, alkooli dhe pijet e tjera – në thelb pak a shumë gjithçka që konsumojmë, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse ka ngritje të madhe të toksinave në organizëm, mund të ndodhë toksiciteti i mëlçisë. Fatmirësisht, ka metoda që janë të gjitha legale dhe natyrale, që ndihmojnë mbrojtjen e mëlqisë tuaj nga toksinat.
1.Uji është shumë i rëndësishëm
Pirja e 9-12 gotave brenda ditës me të vërtetë pastron sistemin tuaj nga shumë toksina, dhe jo vetëm kaq. Pirja e ujit me këtë standard mund të ndihmojë edhe në funksionet e veshkave. Pirja e ujit mjaftueshëm gjithashtu ndihmon sistemin tuaj të djersit dhe t’iu freskojë gjatë sezonës së verës.
2.Ushtrimet
Ushtrimet kardiovaskulare si noti, ushtrimet aerobike dhe vrapimi për të paktën një orë do të forcoj dhe stimuloj mëlçinë dhe organet e tjera vitale. Përveç djersitjes, ushtrimet mund të largojnë edhe toksinat e ilaçeve, pasi shumë prej tyre largohen përmes lëkurës në formë të djersës.
3.Përdorni ushqime me alginat natriumi
Ngrënia e algave të thata ose të freskëta ka alginate të mjaftueshme natriumi në ato barërat e gjelbra natyrale. Alginati i natriumit është përbërësi kryesorë i algave, është ky përbërës që lidhet me mbetjet e barnave dhe toksinës në sistemin tuaj të tretjes dhe që i ndalon ato të përthithen në trupin tuaj.
4.Përdorni çajëra bimorë
Pirja e disa filxhaneve çaj të luleradhiqeve janë metodë e mirë që ndihmojnë në vrasjen e toksinave, kjo për shkak se luleradhiqet kanë insulinë, që konsiderohen krejtësisht natyrale. Insulinat ndihmojnë në rrjedhjen e sekrecionit të mëlqisë, sekrecion ky që pastron organet e brendshme.
5.Xhenxhefili i freskët
Xhenxhefili përdoret nga shumë fise në të gjithë botën për shekuj me rradhë. Pirja e një filxhani çaji të freskët çdo ditë do t’i ndihmojë gjëndrave të djersës në largimin e toksinave shumë më shpejt se zakonisht.
Merrni dhe shtypni një pjesë të tërë të xhenxhefilit dhe shtojeni në një gotë me ujë të valë, pastaj shtoni një lugë mjaltë për shije./Gazeta Shneta/