Alban Beqiri ka nevojë për ndihmë financiare pasi që duhet t’i nënshtrohet operacionit për transplantin e palcës kurrizore.
Familja Beqiri ka njoftuar se falë njerëzve vullnetarë deri më tani janë grumbulluar 105 mijë euro për shërimin e Albanit.
Ndërsa pas dy jave Albani do t’i nënshtrohet operacionit për transplantin e palcës kurrizore ku për fat të mirë dhurues i palcës është vëllai i tij Ellbasani.
Për t’u realizuar ky transplant atij i duhen edhe 96 mijë euro prandaj ju mund të vazhdoni të shkruani mesazhe në numrin e Valës: 55552 me tekstin “Alban”, që kjo shumë të arrihet.”