Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë nën dyshimin se ka kryer veprat penale – prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore, dhe tregtia e ndaluar.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Pejë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas disa veprimeve hetimore/operative sot kanë zhvilluar një operacion policor në rajonin e Pejës, shkruan Gazeta Shneta.
Gjatë operacionit janë kontrolluar tri lokacione barnatore, pasi ekzistonte dyshimi i arsyeshëm se to ishin duke u shitur produkte farmaceutike pa banderola dhe të njëjtat produkte dyshohet se ishin sjellë kontrabandë dhe ishin të rrezikshme për jetën e qytetarëve.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në dy biznese nuk janë gjetur parregullsi, ndërsa në biznesin e tretë, në bagazhin e automjetit i cili ishte i parkuar para këtij biznesi, janë gjetur 22 lloje të barnave, gjithsej 561 paketime pa banderola, me prejardhje nga Turqi.
Njoftimi i plotë: