Sigurisht që një nga lajmet më të mira që dikush mund të marrë në jetë është të bërit nënë dhe shpesh mamatë VIP-a si ato shqiptare por edhe ato të huaja, nuk kursejnë të tregojnë vazhdimisht në rrjete sociale se statusi i nënës është një bekim.
Njësoj ka bërë edhe këngëtarja e njohur Rezarta Smaja e cila sapo është bërë mami e një vogëlusheje. Teksa ka postuar në Facebook dorën e të voglës, Rezi është shprehur: “Falenderojmë Zotin që e solli në krahët tona këtë vocrrake shëndosh e mirë. Ju falenderojmë shumë të gjithëve për urimet që na keni bërë në inbox apo profile. Një nga këto ditë do ju prezantojmë me ëngjëllin tonë të vogël që tani për tani po na mban larg nga rrjetet sociale. Ju përqafoj të gjithëve miq dhe dashamirës. Me respekt, mami Rezi dhe babi Jetmiri. P.S: Për mamin tim, “Mam, të dua!”
Me këto fjalë të ëmbla këngëtarja e ka mbyllur postimin e saj ndërkohë që nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë jetë të gjatë vogëlushes së saj. /Blitz.al/