Me dinamikën e jetës, gratë sot mund të kenë fëmijë në moshat që dikur konsideroheshin të rrezikshme. Të mbetesh shtatzënë pas moshës 30 vjeçare, në të vërtetë mund të ofrojë stimuj shtesë pasi hulumtimet e fundit zbuluan se mosha e gestacionit mund të ndikojë potencialisht në inteligjencën e fëmijës.
Sipas hulumtimeve të botuar në Revistën shkencore të Biodemogafisë dhe Biologjisë Sociale, të tridhjetat konsiderohen mosha ideale për të mbetur shtatzënë, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi tregoi se foshnjat e lindura nga gratë në të tridhjetat e tyre kanë më shumë gjasa të jenë të zgjuara dhe të kenë më shumë njohuri në testet njohëse sesa fëmijët e tjerë.
Për më tepër, gratë që janë nëna për herë të parë në vitet e 30-ta kanë tendencë të jenë më të arsimuar, kanë të ardhura më të larta financiare, kanë më shumë të ngjarë të kenë marrëdhënie të qëndrueshme, stile jetese më të shëndetshme dhe kanë kujdes më shumë gjatë shtatzënisë. /GazetaShneta/