Qytetarët në Britaninë e Madhe mund të përballen me masën e vetizolimit deri në një vit. Ky është rekomandimi që shkencëtarët i kanë dhënë kryeministrit britanik Boris Johnson.
‘The Independent’ shkruan se sot është publikuar një dokument ku bëhet e ditur se shkencëtarët kanë rënë dakord se e vetmja rrugë për parandalimin dhe kontrollin e virusit, si dhe parandalimin e mbingarkesës së reparteve të kujdesit intensiv, do të ishte një politikë e masave të mbajtjes së distancës sociale, transmeton Gazeta Shneta.
“U ra dakord që një politikë e cila mundëson të ketë masa të distancimit social në periudha të ndryshme, mund të jetë efektive në parandalimin e mbingarkimit të kujdesit intensiv”.
“Kjo politik do të duhej të aplikohej të paktën pjesën më të madhe të vitit. Në ndërkohë, të paktën gjysma e vitit do të kalohej me masa më të rrepta të distancimit social”, thuhet në këtë dokument, shkruajnë mediat britanike.
Shkencëtarët kanë rekomanduar masa të ndryshme për zona të caktuara të Londrës, ndërsa kanë tërhequr vërejtjen se rezultatet mund të shihen tek pas 2-3 javësh. /Gazeta Shneta/