Shtëpia e Bardhë thotë se rreth 10% e fëmijëve të kualifikuar të moshës 5 deri në 11 vjeç kanë marrë një dozë të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 që nga miratimi i programit për grupmoshën e tyre – dy javë më parë.
Të paktën 2.6 milionë fëmijë kanë marrë një dozë vaksine, tha të mërkurën koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19, Jeff Zients, me 1.7 milionë doza të administruara vetëm javën e fundit, afërsisht – dyfishi i ritmit të javës së parë pas miratimit të programit të vaksinimit për këtë grup-moshë, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Është më shumë se tre herë më e shpejtë se shkalla e vaksinimit të të rriturve në fillimin e fushatës kombëtare të vaksinimit 11 muaj më parë.
Koordinatori Zients tha se tani ka 30,000 vende të administrimit të vaksinave për fëmijët nga 20,000 qendra të regjistruara vetëm javën e kaluar dhe pritet që këto të rriten në numër për gjithëpërfshirje.
Fëmijët që marrin dozën e parë të vaksinës deri në fund të kësaj jave do të vaksinohen plotësisht deri në Krishtlindje, duke supozuar se do të marrin vaksinën e dytë, tre javë pas vaksinës së parë. /Gazeta Shneta/