Autopsia e mushkërive dhe mostrat e plazmës nga njerëzit që vdiqën nga COVID-19 kanë dhënë një pamje më të qartë se si virusi SARS-CoV-2 përhapet dhe dëmton indet e mushkërive.
Shkencëtarët në Institutin Kombëtar të Shëndetit dhe bashkëpunëtorët e tyre thonë se informacioni, i publikuar në Science Translational Medicine, mund të ndihmojë në parashikimin e rasteve të rënda dhe të zgjatura të COVID-19, veçanërisht në mesin e njerëzve me rrezik të lartë, dhe të informojë rreth trajtimeve efektive, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Megjithëse studimi ishte i vogël – mostrat e mushkërive nga 18 raste dhe mostrat e plazmës nga gjashtë prej atyre rasteve – treguan se të dhënat e tyre zbuluan tendenca që mund të ndihmojnë në zhvillimin e terapive të reja për COVID-19 dhe të rregullojnë më mirë kohën se kur duhet të përdoren terapitë ekzistuese në faza të ndryshme të sëmundjes në bazë të progresionit.
Gjetjet përfshijnë detaje se si SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19, përhapet në mushkëri, ‘manipulon’ sistemin imunitar, shkakton trombozë të përhapur që nuk zgjidhet dhe synon rrugët sinjalizuese që nxisin dështimin e mushkërive, fibrozën dhe dëmtimin e pa-riparueshëm të indeve.
Studiuesit thonë se të dhënat janë veçanërisht të rëndësishme mbi kujdesin për pacientët me COVID-19 të cilët janë të moshuar, obezë ose kanë diabet – të gjithë të konsideruar si grupacione me rrezik të lartë për raste të rënda. Mostrat e studimit ishin nga pacientë që kishin të paktën një gjendje me rrezik të lartë.
Ndër të tjera, studimi përfshiu pacientë që vdiqën midis periudhës mars dhe korriku 2020, me kohën e vdekjes që varionte nga tre deri në 47 ditë pas fillimit të simptomave.
Ky afat kohor i larmishëm i lejoi shkencëtarët të krahasonin rastet afatshkurtra, të ndërmjetme dhe afatgjata. Çdo rast tregoi gjetje në përputhje me dëmtimin difuz alveolar, i cili parandalon rrjedhjen e duhur të oksigjenit në gjak dhe përfundimisht i bën mushkëritë të mbivendosen, të trashën dhe të ngurtësohen.
Ata zbuluan gjithashtu se SARS-CoV-2 infektonte drejtpërdrejt qelizat epiteliale bazale brenda mushkërive, duke penguar funksionin e tyre thelbësor për riparimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe mushkërive të dëmtuara si dhe gjenerimin e indeve të shëndetshme. Procesi është i ndryshëm nga mënyra se si viruset e gripit sulmojnë qelizat në mushkëri. Kjo u siguron shkencëtarëve informacion shtesë për t’u përdorur se kur tq vlerësojnë ose zhvillojnë terapi antivirale. /Gazeta Shneta/