Gjatë kohës sa vendi përballej me raste të larta të të infektuarve me coronavirus Ministria e Shëndetësisë angazhoi mbi 1 mijë mantelbardhë për të tejkaluar sa më lehtë një situatë të tillë si dhe për të vaksinuar qytetarët me vaksinat kundër coronavirusit.
Ndonëse janë angazhuar si staf mbështetës nga vet Ministria e Shëndetësisë, mantelbardhët nuk po paguhen me rregull për punën e bërë. Personeli shëndetësor nuk janë paguar për dy muaj rradhazi, muajin mars dhe prill 2022.
Madje për një situatë të tillë ka reaguar edhe ish ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, duke e cilësuar si një injorim nga shteti.
“Edhe përkundër faktit që gjithsecili punon me përkushtim dhe zell dhe pa asnjë benefit dhe ditë pushimi, vazhdojnë të injorohen nga shteti që nënkupton Qeveria dhe MSH”, la shkruar Zemaj në facebook.
Zemaj, i cili është anëtar i Komisionit për Shëndetësi në reagimim e tij gjithashtu ka treguar se gjatë ditë është takuar edhe me disa nga përfaqësuesit e personelit shëndetësor në angazhuar në SHSKUK si dhe në procesin e imunizimit.
““Heronjtë e ditëve tona”, kanë nevojë për pagë, mirëqenie dhe respekt, fundja, është detyrim ligjor që të jepet paga për punën e kryer”, ka shkruar Zemaj.
Gazeta Shneta sot gjatë ditës ka kërkuar sqarim nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me mos pagesën e pagave të stafit shëndetësorë mirëpo të njejtit nuk kanë qenë të qasshëm./Gazeta Shneta/