Në Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore në Tiranë është mbajtur një trajnim për trajtimin e pacientëve të mundshëm të prekur nga koronavirusi i ri Covid-19.
Infektologu shqiptar Dr. Tritan Kalo ka thënë se ekipi i mjekëve është i mirë-trajnuar në asistimin e çdo individi të dyshuar si të prekur nga virusi, transmeton Gazeta Shneta.
“SOT në Qëndrën Kombëtare të Urgjencave Mjeksore, një Institucion i mirë-konceptuar, i mirë-organizuar dhe tejet funksional, në të cilën patëm kënaqësinë së bashku me përfaqsues të MSHMS dhe OBSH, të shihnim më nga afër punën e lavdërueshme të një ekipi profesionistësh të mirë-trajnuar, në asistimin e çdo individi të dyshuar si të prekur nga CoVID-19”.
“Ekipi mjaft profesionist, entuziast dhe punëshumë i QKUM krahas asistencës së personave në nevojë në të katër anët e vendit, realizon përditësimin e njohurive të cilën e kanë edhe një prej prioriteteve të tyre…Të MOS harojmë për asnjë çast punën e tyre heroike, në ndihmesën e personave të lënduar nga rënojat e tërmetit të 26 Nëntorit 2019….MIRËNJOHJE pa fund për punën, përkujdesin dhe përkushtimin tuaj”, ka shkruar Kalo. /Gazeta Shneta/