Çdo ditë në rrjetet sociale publikohen foto e video nga më të ndryshme nga shqiptarët, ku vihet re një rritje e shkallës së ndërgjegjësimit në lidhje me denoncimin e problemeve që i shqetëson në komunitet.
Një qytetar nga Durrësi i ka shkruar redaksisë JOQ Albania, ku ka dërguar edhe foto nga spitali i Durrësit të cilit i është shembur tavani. Në vend që njerëzit të shërohen në spital, ata duhet të ruajnë kokën se mos u bjerë ndonjë copë tavani në kokë. Në fotot e dërguara nga qytetari duken sanitaret të cilat pastrojnë pjesët e tavanit që është rrëzuar në tokë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
Është e vështirë të besohet së janë ambientet e brendshme të një spitali, por e vërtetë. Janë ambientet e brendshme të spitalit të Durrësit ku çfarë bie jashtë bie edhe brenda për shkak të tavanit e gipsit të rrëzuar në tokë.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ Albania! Shikoni së çfarë bëhet të spitali i Durrësit. Turp ti vijë drejtorit të spitalit dhe shtetit shqiptar. Njerëzit shkojnë për shërim por po i mbysin pllakt duke u rënë në kokë. Turp të kenë!”