Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Proteza kancerogjene, Franca ndalon implantet e gjirit

Femina 10/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Operacionet plastike viteve të fundit janë kthyer në “sportin” e preferuar të femrave. Por se fundmi Franca ka vendosur të ndalojë një tip popullor implanti të gjoksit, i cili është lidhur me një formë të rrallë kanceri.

Sipas të përditshmes franceze “Le Monde” citohet një letër e dërguar prodhuesve të këtyre implanteve nga autoritetet shëndetësore.

Në një vendim të cilësuar “historik”, Agjencia Kombëtare e Mjekësisë dhe Produkteve Shëndetësore të Francës, “ANSM” i ka njoftuar më 2 prill prodhuesit mbi planet e saj për të ndaluar “prodhimin, shpërndarjen, import-eksportin, promovimin dhe mbajtjen e implanteve me veshje poliuretani”.

Në letrën, të cilën “Le Monde” e publikoi në faqen e saj të internetit, agjencia përmend një “rrezik të rrallë, por serioz” të paraqitur nga implantet e lidhura me limfomën anaplastike me qeliza të mëdha (BIA-ALCL), një formë e rrallë e sëmundjes së kancerit, përcjellë TCH.

“ANSM” e ka ndjekur ecurinë e mbajtëseve të protezave të gjirit që nga viti 2011. Shumica e 500 mijë femrave me implante silikoni në këtë vend mendohet të kenë ato me sipërfaqe më të ashpër, pasojë e veshjes prej poliuretani që përdoret për të shmangur rrëshqitjen jashtë pozicionit.

Franca ishte në qendër të një skandali të madh në vitin 2010, kur rezultoi se krijuesi i një marke popullore implantesh i kishte mbushur me një xhel silikoni të lirë industrial, i cili ishte më i rrezikshëm për përdorueset sesa silikoni mjekësor.

Artikulli paraprakTavani i spitalit të Durrësit shembet “mbi kokat e pacientëve”
Artikulli i rradhës Nëse u lexoni fëmijëve para moshës 5-vjeçare, po ua mësoni rreth një million fjalë të reja

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.