Kjo ngjarje është shkruar në Kidspot nga një reportere, ashtu siç iu tregua nga nëna e saj, Tina, transmeton Gazeta Shneta.
Isha duke punuar si një mësuese e zakonshme gjatë gjithë shtatzënisë dhe në tremujorin e parë isha i ekspozuar ndaj një virusi të zakonshëm, i cili prek kryesisht fëmijët e moshës shkollore, por mund të ketë pasoja serioze tek gratë shtatzëna, përfshirë edhe abortin.
Disa javë më vonë, testet e gjakut konfirmuan se virusi ndodhej në trupin tim, kështu që duhej të bëja ultrazë gjatë gjithë shtatzënisë, me qëllim që të kontrolloja të rrahurat e zemres së bebes.
Sapo isha qetësuar nga ajo dramë, më pas zbulova se kisha qenë e ekspozuar ndaj lisë së dhenve dhe fruthit gjerman! Fatmirësisht, nuk kontraktova me asnjërën nga ato, por isha e stresuar derisa prisja testet e gjakut.
Përveç këtyre dramave në fillim, shtatzënia ime vijonte në rregull. Pritja e fëmijës tim të tretë do të thoshte se nuk kisha shumë kohë për të menduar për veten time.
Në kontrollin tim gjatë javës së 37-të, obstetri im më tha se foshnja ishte shtrirë në një pozicion tërthor dhe koka e saj nuk ishte në pozicionin e duhur.
Mjeku më tha që duhej të bëja një prerje cezariane, megjithatë instinkti im amësor thoshte se nuk ishte zgjidhja e duhur.
Megjithatë, lindja ndodhi.
Më pas, erdhën sqarimet mjekësore; Andrew, fëmija im i dytë ishte aq i madh sa që krijoi një hapësirë të madhe brenda meje, sa që Elizabeth nuk mund ta mbushte. Pikërisht për këtë arsye, vajza ime me të cilën isha shtatzënë, ishte kthyer me kokë mbrapa./Gazeta Shneta/