Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si ta veshim fëmijën në stinën e dimrit

Këshilla për shtatzëna 23/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Stina e dimrit nuk nënkupton izolimin e fëmijëve në shtëpiat tuaja, pa dalur në ambient të hapur.

Duke filluar që nga tutat dhe deri tek shalli, ja cilat janë rrobat që duhet t’i vishni një fëmije të porsalindur në stinën e dimrit.

I porsalinduri dhe i ftohti

Fëmija nuk duhet të vishet apo mbulohet me shumë rroba gjatë dimrit. Me përjashtim të ditëve të para pas lindjes fëmija nuk ka ftohtë më shumë se një i rritur. Për të kuptuar nëse ai ka ftohtë apo ngrohtë nuk duhet të prekni këmbët apo duart e tij sepse në përgjithësi këto gjymtyrë janë të ftohta duke qënë se nuk është maturuar ende aftësia e vetërregullimit të temperaturës trupore. Ju duhet të prekni zonën e barkut të fëmijës, nëse ajo është e ngrohtë dhe e djersitur dhe fëmija është i veshur apo mbuluar shumë, duhet ta lehtësoni atë nga veshjet.

Pra çfarë duhet të bëjmë për të mos e ekzagjeruar?

Veshja e parë duhet të jetë një trupore pambuku e cila duhet të jetë më mengë të shkurtra dhe sipër saj një trupore pambuku me mëngë të gjata. Sipër saj mund të vishni një palë tuta të holla prej pambuku ose materiali disi më të trashë nëse temperatura është e ulët brenda shtëpisë. Këmbët e fëmijës duhet të jenë gjithmonë të ngrohta dhe për këtë arsye duhet t’i vishni papuçe. Mos harroni se këmbët e ngrohta do të favorizojnë edhe një gjumë të mirë tek fëmija. Nuk duhet të harroni vendosni kapuçin prej pambuku i cili do të mbrojë fëmijën nga otiti. Nëse do të dilni jashtë shtëpisë fëmijës duhet t’i vishet një xhup i përshtatshëm si edhe doreza.

Po këpucët?

Një i porsalindur nuk ecën dhe në vija të përgjitshme këpucët janë të panevojshme, megjithatë një palë këpucë në formë çorapesh të ngrohta mund t’i përdorni në rast se xhupi i fëmijës nuk është i atij version që të përfshijë brenda edhe këmbët e vogla./Pernenat.al/

Artikulli paraprak‘Të besuarit në intuitën e një nëne shpëtoi jetën e bebit tim’
Artikulli i rradhës Horoskopi sot, e diel 24 Dhjetor 2017

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.