Të dhënat tregojnë 70% rënie të infeksionit Covid pas dozës së parë të vaksinës Pfizer në Angli

2021-02-22 në ora 20:44

Fushata e vaksinave të koronavirusit në Angli po zvogëlon ndjeshëm rastet e Covid-19, me një rënie prej rreth 70% të infeksioneve midis punonjësve të kujdesit shëndetësor të cilët kanë marr një dozë të parë të vaksinës Pfizer-BioNTech, thanë zyrtarët shëndetësorë britanikë këtë të hënë.

Reuters raporton se:

Të dhënat e analizuara nga Shëndeti Publik Angli (PHE) treguan se vaksina Pfizer siguroi nivele të larta të mbrojtjes kundër infeksionit dhe sëmundjes simptomatike nga një dozë e vetme dhe se shtrimi në spital dhe vdekja nga Covid-19 do të ulen me më shumë se 75% në të moshuarit që kanë marr një dozë të parë të vaksinës përcjell Gazeta Shneta.

“Në përgjithësi ne po shohim një efekt vërtet të fortë në uljen e çdo infeksioni asimptomatik dhe simptomatik”, tha drejtoresha e reagimit strategjik të PHE, Susan Hopkins në një konferencë për media.

Ndërsa drejtuesja e fushës së imunizimit të PHE-së, Mary Ramsay i përshkroi të dhënat si “provë e fortë se vaksina Pfizer-BioNTech po ndalon njerëzit të infektohen, duke mbrojtur gjithashtu rastet nga shtrimi në spital dhe vdekja”.

“Ne duhet të inkurajohemi shumë nga këto gjetje fillestare” tha ajo.

Dëshmitë nga grupi i të moshuarve treguan se një dozë e Pfizer është 57% efektive kundër sëmundjes simptomatike Covid-19, tha PHE.

Ndërsa të dhënat e hershme sugjerojnë që doza e dytë përmirëson mbrojtjen në më shumë se 85%.

“Shkalla e shtrimit dhe vdekjeve po bien në të gjitha grupmoshat, por grupmoshat më të vjetra po shohin rënien më të shpejtë që nga kulmi në mes të janarit” tha në një deklaratë PHE. /Gazeta Shneta/