Pothuajse të gjithë ata që infektohen nga koronavirusi zhvillojnë antitrupa ndaj tij, tregojnë studimet e fundit.
Hulumtimet nga Universiteti Mjekësor Chongqing në Kinë zbuluan se 95 përqind e 285 pacientëve zhvilluan dy lloje të qelizave imune që luftojnë virusin, transmeton Gazeta Shneta.
Testimi i antitrupave është duke u bërë në SHBA dhe jashtë vendit për të parë se kush tashmë ka pasur dhe zhvilluar mbrojtje të mundshme kundër rikonfeksionit me koronavirus.
Por shumë pyetje mbetën ende rreth antitrupave: nëse të gjithë i zhvillojnë ato, çfarë niveli të antitrupave është i nevojshëm për të dhënë mbrojtje dhe sa zgjatë kjo mbrojtje.
Antitrupat janë qeliza imune që trupi zhvillon në mënyrë unike në përgjigje të një patogjeni të caktuar. Pra, nëse nuk keni hasur kurrë në një bakter ose virus, si ai që shkakton Covid-19, nuk do të keni antitrupa të tij.
Por, në përgjigje të shumicës së infeksioneve, trupi fillon të bëjë këto armë të specializuata që do të njohin dhe synojnë një infeksion nëse hasen përsëri, shpesh herë duke e neutralizuar atë plotësisht.
Studiuesit në Qendrën Mjekësore Chongqing monitoruan gjakun e 258 pacientëve për shenja të qelizave imune.
Ata prodhuan dy lloje të antitrupave ndaj infeksioneve: imunoglobulinë M (IgM) dhe imunoglobulinën G (IgG).
Në javën e parë të infeksionit shumica e pacientëve e prodhojnë IgM kurse më e rëndësishme IgG zgjasin më shumë për t’u zhvilluar por janë lloji me potencial për mbrojtje më afatgjate. /GazetaShneta/