Të porsalindurit janë në gjendje të mësojnë përvoja të reja edhe gjatë kohës derisa janë në gjumë.
Studiuesit amerikanë kohë më parë kanë hulumtuar foshnjat e porsalindura dhe aftësinë e tyre për të mësuar gjatë kohës së gjumit.
Ata i kanë ekspozuar bebet ndaj muzikës dhe zhurmave të ndryshme për të parë reagimin e tyre dhe rezultatet kanë treguar se të vegjlit janë të aftë të dallojnë tingujt e ndryshëm dhe të reagojnë ndryshe ndaj tyre.
Studiuesit thonë se foshnjat e sapolindura janë në gjendje të mësojnë nga stimulime të ndryshme nga jashtë edhe gjatë kohës sa janë në gjumë.