Shkencëtarët gjermanë kanë ardhur në përfundim se të jetuarit pranë një pylli i bën mirë trurit.
Të jetosh pranë një sasie të konsiderueshme të pemëve zvogëlon stresin dhe forcon një zonë të trurit që kontrollon përpunimin emocional.
Sipas tyre, njerëzit që jetojnë pranë zonave të gjelbërta të hapura, djerrinave dhe lumejve në zonat urbane, nuk e kanë korrelacionin e njejtë sikurse ato që jetojnë pranë pyjeve.
Shkencëtarët gjermanë thonë se ata që jeton në qytet janë më të prekur ndaj sëmundjeve psikiatrike, si deperesioni, ankthi dhe skizofrenia.
Zhurmat, ndotja dhe numri i madh i njerëzve në hapësirën e vogël të një qyteti mund të kontribuojë në zhvillimin e stresit kronik.
Sipas hulumtimit, rreth 70 për qind e popullsisë e botës pritet të jetojnë nëpër qytete deri në vitin 2050. /albeu.com/