Një e mbijetuar e kancerit nga Bowling Green po avokon që gratë të kontrollohen më shpesh dhe në moshë të re.
Agjensia 13 News së pari bisedoi me të mbijetuarën Brandey reeman në 2016 kur ajo u diagnostifikua me kancer të gjirit, transmeton Gazeta Shneta.
“Kimioterapia thjeshtë të çon aq afër vdekjes sa mund ta ndjeshë atë edhe pa vdekur”, kujton Brandey.
Ajo tha se procesi ishte shumë i papritur dhe befasues, duke marrë parasysh se ishte vetëm 36 vjeçare dhe nuk kishte një histori familjare të kancerit të gjirit.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanceri i gjirit është kanceri i dytë më i zakonshëm tek gratë në Shtetet e Bashkuara.
“Është e rëndësishme që gratë të mos i injorojnë simptomat e tyre dhe të mos ulin ato që mund të jenë. Në të njëjtën kohë, ju duhet të bëni ekzaminime”, tha Dr. J. Paul Rubin, radiolog.
Dr. Rubin shpjegon se kontrolli mund të nënkuptojë vetë-ekzaminime, mamografi, ultratinguj dhe mundësi tjera që mund të rekomandojë mjeku juaj.
“Gjithashtu gratë mund të testohen për gjenin BRCA, i cili ka një shansë afër 50% më të lartë të kancerit të gjirit në ata pacientë që kanë këtë gjen”, shton Dr. Rubin.
BRCA është një shkurtim i gjenit BReast CAncer. BRCA1 dhe BRCA2 janë dy gjene të ndryshme që mund të ndikojnë në shanset e një personi për të zhvilluar kancer të gjirit.
Gjithashtu nëse keni histori familjare me kancer të gjirit, Dr. Rubin rekomandon që të kontrolloni para moshës 40 vjeç. /GazetaShneta/