Mbi 10% e popullsisë amerikane janë majtak – dhe kjo përqindje duket se është pothuajse e njëjtë në shumicën e vendeve në botë.
Megjithëse askush nuk e di saktësisht se çfarë e bën dikë majtak ose djathtak, është joshëse të thuash se është gjenetike shkruan MedicalNewsToday. Por hulumtimet e reja nga Britania e Madhe sfidojnë këtë besim transmeton Gazeta Shneta.
Profesori i Universitetit të Nottingham, John Armor, Dr Angus Davison, dhe Profesori Chris McManus i Universitetit të Londrës, kanë përjashtuar një “përcaktues të fortë gjenetik” në ndikimin e dorëshkrimit.
Studimi, i botuar në revistën ‘Heredity’, krahasoi në gati 2,000 grupe binjakësh majtak dhe djathak.
Nëse gjenetika do të luante një rol mbizotërues në përcaktimin e shkrimit me dorën e majtë ose të djathtë, shkencëtarët do të prisnin të shohin një ndryshim në pjesën e gjenomit që ndikon në këtë. Por hulumtimi nuk e mbështeti këtë.
Ky konstatim sfidon rezultatet e një studimi të mëparshëm të Universiteti Oxford, i cili pretendoi se kishte gjetur një lidhje të konsiderueshme të forte të dorës së djathtë ose të majtë në gjenin PCSK6. /Gazeta Shneta/