Shumë ushqime mund të ndikojnë në presionin e gjakut, ku kemi nga ata stimuluesit e tipit të dobët që gjenden në kafe dhe çaj dhe që mund të ndikojnë për një periudhë të shkurtër kohore, të tjerët si kripa për një periudhë më të gjatë.
Për një zemër të shëndetshme, ja çfarë duhet të dini mbi këta përbëres shkruan VeryWellHealth përcjell Gazeta Shneta.
Kripë
Megjithëse ka mosmarrëveshje për rolin e saktë që luan kripa në presionin e lartë të gjakut, nuk ka dyshim se kjo e fundit dhe marrja e kripës janë të lidhura.
Provat e forta sugjerojnë që disa njerëz mund të jenë jonormalisht të ndjeshëm ndaj kripës dhe se konsumi i kripës mund t’i vendosë ata në rrezik më të madh për sëmundje të zemrës.
Ndërsa detajet nuk janë zbuluar ende, të jesh vigjilent për marrjen e kripës tuaj mund të ndihmojë në uljen e rrezikut tuaj ndaj presionit të lartë të gjakut ose ta bëni presionin e lartë ekzistues më të lehtë për tu kontrolluar
Kafeina
Kafeina është një stimulues që gjendet në çaj, kafe, kakao, dhe disa lëngje sodike. Vepron si stimulus i sistemit nervor qendror dhe rrit rrahjet e zemrës, shkallën metabolike dhe presionin e gjakut.
Megjithatë, këto efekte janë vetëm të përkohshme, efektet afatgjata të konsumit të kafeinës mund t’ju habisin.
Shumë studime kanë treguar që pirja e zakonshme e kafesë nuk është e lidhur me hipertension dhe në shumë raste, konsumimi i rregullt i kafesë mund në të vërtetë, të zvogëlojë rrezikun e presionit të lartë të gjakut.
Alkooli
Ndërsa sasitë e moderuara të alkoolit shoqërohen me një përmirësim të rezultateve kardiovaskulare, konsumimi i më shumë se dy pijeve në ditë shoqërohet me më shumë hipertension dhe një rrezikshmëri më të lartë të vdekshmërisë së përgjithshme.
Vitamina D
Vitamina D është një lëndë ushqyese e rëndësishme që rregullon shumë funksione metabolike në trup.
Ndihmon në kontrollin e nivelit të kalciumit në gjak dhe kontribuon në rregullimin e presionit të gjakut.
Të dhënat tregojnë se një mangësi e vitaminës D mund të çojë në presion të lartë të gjakut dhe probleme të tjera kardiovaskulare. /Gazeta Shneta/