Pra, shumë prej jush dëshironi të dini rreth dallimeve ndërmjet bebes së parë dhe asaj të dytë, rreth dallimeve fizike dhe gjendjes emocionale.
Zakonisht shtatzënia e parë është më e rëndë për shkak se pothuajse tërë kohën ndjeni të përizera.
Por shtatzënia e dytë është më pak e trazuar, sidomos pas tremujorit të dytë ku gjithçka ndryshon.
Një gjë që është e dallueshme qartë është edhe madhësia e barkut, shtatzënitë e para zakonisht, barku qëndron më poshtë derisa shtatzënia e dytë barku qëndron më lartë, por kjo varet edhe nga gjinia e fetusit, transmeton Gazeta Shneta.
Zakonisht shtatzënia e dytë nuk është që nëna shqetësohet shumë, por e gjitha varet nga personi, për shkak se çdo shtatzëni është e ndryshme nga tjetra.
Poashtu edhe shija e ushqimeve është krejtësisht e ndryshme nga shtatzënia e parë, për shkak se ëmblësirat mund të jenë të preferuara në shtatzëninë e dytë, derisa në të parën ushqime të shijeve të tjera.
Në shtatzëninë e parë, njerëzit e tjerë përreth vijnë me shumë ide për emërtimin e foshnjës suaj, derisa kjo gjë ndërron në shtatzëninë e dytë./Gazeta Shneta/