Duke i pasur telefonat në pllamën e dorës e veturën të parkuar para shtëpisë na është mundësuar të jetojmë një jetë jo edhe aq active.
Dhe ky pasivitet po shkon duke u rritur në përpasa shqetësuese për shëndetin e tërë njerëzimit.
Sipas Orgnizatës Botërore të Shëndetit (WHO), shqetësimi është real sa i përket përkrahjes së kësaj qasjeje passive ndaj jetës nga një pjesë e madhe e shoqërisë nëpër tërë botën, përcjellë Gazetashneta.
WHO ka bërë një studim sipas të cilin është nxjerrë përfundimi se fëmijët nën moshtën 1-vjecarë duhet t’u ndalohet rrepëtësisht përdorimi I telefonitm kurse për 2-vjeçarët preferohet një orë ose më pak në ditë.
Por kjo ndalesë nuk vie aq brutale sa mund të mendohet, dhe prindërit nuk duhen të shqetësohen nëse fëmija kërkon të shikojë edhe 2 episode më tepër të “Peppa Pig”.
Studimi më shumë se ndalimin e telefonit për të vegjëlit, ka të bëjë me nxitjen e aktiviteteve fizike për ta.
“Duhet patjetër t’i kthejmë ditët kur fëmijët loznin jashtë në lagje. Dhe kjo është vendimtare që nga një jetë ku na pëlqen rehatia dhe qëndrimi ulur gjatë gjithë kohës, të rikthejmë ditët aktive”, ka thënë ekspertja për fëmijë Dr. Juana Willumsen, shkruan “Mother.ly”.
Studimi është thënë të synojë të ngritë një çështje vetëdijësimi dhe jo ta demonizojë botën e teknologjisë dhe të telefonave të mençur.
Po ashtu, nëse sot u është dashur ta lëshoni “Baby Shark” sa për ta hutuar fëmijën tuaj vetëm që ta shijonit kafen e mëngjesit, mos u bëni merak, ajo është vetëm një metodë e shëndoshë e shpërqëndrimit. /GazetShneta/