Historia e bebit, shenjat dhe simptomat duhet të merren si parametra për përcaktimin e temperaturës së lart
Herën e parë, që bebi juaj sëmuret me temperaturë, mund të jetë situatë shqetësuse si për ju ashtu dhe për bebin tuaj.
Por, nëse i marrim parasysh konditat normale, dhe pjesën se kur duhet të shqetesohemi, kur duhet të ndërhyjmë ta ulim temperaturën e tyre – këto pyetje të parashtruara rrishtazi do të ju ndihmojnë të jeni më të përgaditur.
Cila konsiderohet shkalla normale e temperaturës tek bebet?
Temperatura normale sillet midis 36 ° C dhe 37.5 ° C, megjithëse kjo mund të ndryshojë sipas kohës që e masim, metodës së kontrollit dhe pajisës së përdorur.
Kur mund të cilësojmë se kemi të bëjmë me një temperaturë të lart?
Mendohet që bebet nën 3 muaj, me një temperaturë prej 38 ° C, mund të kenë mundësinë e të pasurit ethe. (Një temperaturë 38,5 ° C është tregues për ethe edhe tek bebet më të rritura)
Këshillohet, që të kemi parasysh dhe historinë, shenjat dhe simptomat e bebit të cilat shpesh na alarmojnë për një situatë shqetësuese. Për shembull, ka raste që një temperaturë e lart të vie për shkak të veshjeve të tepërta, ose batanijeve të trasha.
Cilat janë arsyet më të shpesha që rezultojnë me një temperaturë të lart?
Shkaku më i zakonshëm për një ethe të mundshme mund të jetë me prejardhje virale dhe njëkohësisht kjo është tregues se sistemi imunitar i bebit tuaj po lufton një infeksion. Shkaktarët tjerë që mund të përmendim janë dhe ftohja, gripi, infeksionet e veshit, fytit dhe nuk duhet shqetësuar nëse ato ndodhin rrallë deri një herë në muaj dhe zgjasin më pak se 48 orë.
Edhe procesi i daljes së dhëmbëve tek bebet shpesh shoqërohet me një rritje të temperaturës, ndërsa vlen të theksohet se prej faktorëve serioz të shfaqjes së etheve, përfshihet infeksioni bakterial i urinës, infeksionet tjera në mushkëri, gjak, dhe tru (meningjiti)
“Një temperaturë e ngritur mund të shkaktojë edhe faqe të skuqura, dhimbje të muskujve dhe nyjeve, mungesë oreksi dhe përgjumje”.
Cilat jane sygjerimet më të shpeshta në lidhje me gjendjen e etheve të paraqitura tek bebet?
Doktorët, sygjerojnë që përvec gjendjes së etheve të shikohet nëse tek bebet janë të paraqitura edhe shenja të tjera sic janë: ngurtesimi i qafës, pengimi i syve nga drita – pasi që këto mund të jenë shenja të mundshme që një bebe të ketë meningjitë.Poashtu edhe të vjellurat e shumta mund të paraqesin rrezikun e dehidrimit, andaj të gjithë këta parametra duhet të vëzhgohen në vazhdimësi nëse na lajmërohen tek bebet. /Gazeta Shneta/