Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës apelon për kujdes të shtuar

Lajme 16/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorati i Punës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë periudhës me temperatura të larta, duke u drejtuar si punëdhënësve ashtu edhe punëmarrësve, veçanërisht atyre që punojnë në kantierë ndërtimi dhe ambiente të hapura.

Në njoftimin zyrtar, institucionet theksojnë se temperaturat e larta paraqesin rrezik serioz për shëndetin e punëtorëve, ndaj kërkohet respektim i plotë i masave të sigurisë në vendin e punës.

“Temperaturat e larta paraqesin rrezik serioz për shëndetin e punëtorëve, prandaj është e domosdoshme që të respektohen masat e sigurisë dhe kushtet e punës, duke siguruar pushime të rregullta, furnizim të mjaftueshëm me ujë të pijshëm, mbrojtje nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell dhe organizim të punës në mënyrë që të minimizohen rreziqet nga vapa”, thuhet në njoftim.

Inspektorati ka ftuar punëdhënësit që të ndërmarrin masa parandaluese, ndërsa punëtorët të tregojnë kujdes maksimal dhe të raportojnë çdo situatë që mund të cenojë sigurinë dhe shëndetin e tyre në vendin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë realizimin e inspektimeve dhe monitorimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi, ndërsa ndaj subjekteve që nuk respektojnë masat e sigurisë, do të ndërmerren veprimet ligjore përkatëse”, theksohet më tej.

Në fund të njoftimit, institucionet kanë rikujtuar se siguria dhe shëndeti në punë mbeten përgjegjësi e përbashkët dhe duhet të jenë prioritet në çdo kohë.

Artikulli paraprakZKA nis auditimin e sistemit “Barnatari” në Kosovë
Artikulli i rradhës UNICEF: Pothuajse të gjithë fëmijët në botë po përballen me pasojat shëndetësore të ndryshimeve klimatike

Ju sugjerojmë

UNICEF: Gjysma e fëmijëve në botë përballen me tri rreziqe klimatike njëkohësisht

16/06/2026 Lajme

Gjendet e braktisur një foshnje në Shkup, policia nis hetimet

16/06/2026 Lajme

Të dhënat nga Spitali i Fierit, shtohen rastet e helmimeve nga insektet dhe zvarranikët

16/06/2026 Lajme

Kadri Bytyqi fiton edhe një mandat në krye të Odës së Farmacistëve të Kosovës

16/06/2026 Lajme

Mes vdekjeve nga Ebola, pacientët e shëruar rikthejnë shpresën në epiqendrën e shpërthimit në Kongo

16/06/2026 Lajme

Mbi 200 mijë vdekje nga nxehtësia në Evropë mund të ishin shmangur, paralajmëron OBSH-ja

16/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.