Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Temperaturat në -8°C sonte, më pas ngrohje graduale, por reshjet vazhdojnë gjatë javës

Lajme 07/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ashtu siç ishte parashikuar, të dielën vendi u përfshi nga një valë e acarit polar që erdhi nga veriu i kontinentit, duke sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje bore në mbarë territorin.

Deri të mërkurën, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e këtij acari polar, i cili më pas do të fillojë të zbehet gradualisht nga dita në ditë.

Në këto kushte, moti parashikohet me vranësira të shpeshta gjatë ditës, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar bore, ndërsa mëngjeset dhe netët pritet të jenë me kthjellime të pjesshme.

Për shkak të acarit ende aktiv dhe motit të kthjellët gjatë natës, temperaturat sonte apo konkretisht në mëngjesin e së martës pritet të zbresin deri në -7 apo -8°C.

Nga dita e enjte deri të dielën, do të vijojnë alternime mes vranësirave dhe intervaleve me diell. Megjithatë, pritet të depërtojnë sërish masa të lagështa nga veriu i kontinentit, të cilat lokalisht mund të sjellin reshje të pakta, kryesisht në formë shiu.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me dominim nga veriperëndimi. Herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në pjesën e dytë të javës, me shpejtësi nga 15 deri në 50 km/h.

Në aspektin termik, temperaturat do të fillojnë të rriten gradualisht, sidomos nga mesi i javës. Minimalet do të variojnë nga -8°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 20°C.
/MeteoKosova/

Artikulli paraprakGratë që ndjekin dieta të shëndetshme jetojnë më gjatë, zbulon studimi
Artikulli i rradhës Shkurtimet e ndihmave mund të bëjnë që më shumë gra të vdesin gjatë shtatzënisë dhe lindjes, thotë OKB

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.