Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Temperaturat në Greqi pritet të shkojnë në 43 gradë nën hije gjatë javës së ardhshme, paralajmërojnë meteorologët

Lajme 02/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas shumë ditësh me temperatura përvëluese mbi 40 gradë Celsius në qershorin e dytë më të nxehtë prej vitit 2010 bashkë me atë të vjetshmin, meteorologët grekë paralajmërojnë për një valë të re të nxehti prej fundit të kësaj jave dhe ditëve në vazhdim.

Sipas tyre gjatë javës që vjen pritet një rritje e shpejtë e temperaturave, me termometrin që do të arrijë – në shumë zona – deri në 43 gradë Celsius.

Pavarësisht se kjo valë e të nxehtit do tërhiqet nga Evropa Qendrore në 24 orët e ardhshme, Greqia do të gjendet sërish nën ndikimin e masave ajrore shumë të nxehta- thonë ata.Kulmi i saj pritet të jetë mes së hënës dhe së enjtes, nga 7 deri më 10 korrik, me kushtet meteorologjike që do të bëhen veçanërisht të rrezikshme, sidomos në qendrat urbane dhe zonat kontinentale, ku temperatura do të mbetet e lartë edhe gjatë natës.

Autoritetet greke kanë marrë masa për përballimin e valës së të nxehtit prej muajit të kaluar sidomos në zonat turistike si Akropoli, ku ka pasur një kujdes të veçantë për shkak të numrit të madh të turistëve.

Gjithashtu bashkia ka hapur qendra me ajër të kondicionuar në dispozicion të njerëzve ,ndërsa ka edhe një numër telefoni për këdo që ka nevojë për këshilla mjekësore për shkak të të nxehtit.

Mjekët këshillojnë banorët të mos hedhin mbeturina gjatë orëve më të nxehta të ditës, të qëndrojnë të hidratuar, të shmangin alkoolin dhe të kufizojnë lëvizjet e tyre.
Autoritetet kanë ndaluar punën për disa profesione në ambiente të hapur si ndërtuesit dhe shpërndarësit e porosive nga ora 12:00 deri në 17:00 me orën lokale.

Greqia shpesh përjeton vera të nxehta dhe të thata, por valët e motit të nxehtë me shumë ditë dhe temperatura tepër të larta janë bërë më të shpeshta vitet e fundit, së bashku me zjarret pyjore, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Vetëm në ditët e fundit qindra zjarrfikës grekë janë përballur me tre zjarre të mëdha në ishullin Kios , në periferinë e Athinës dhe në disa zona rreth Selanikut./TCH

Artikulli paraprak196 aksidente vetëm gjatë muajit qershor në rajonin e Ferizajt
Artikulli i rradhës Ambasada amerikane në Tiranë, apel qytetarëve: Mos u nisni me vizës turistike për të lindur në ShBA

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.