Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tensioni i gjakut përcakton gjininë e bebes

Jetë 16/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët: Mënyra më e mirë për parashikimin e gjinisë së foshnjës është kontrolli i tensionin e gjakut të gruas shtatzënë. Për vite më radhë kanë ekzistuar mite të shumta në lidhje me parashikimin e gjinisë së foshnjës.

Por, tani shkencëtarët thonë se mënyra më e mirë për parashikimin e gjinisë së foshnjës ende të pa lindur është të kontrollosh tensionin e gjakut të gruas shtatzënë.

Ato që kanë tension të lartë kanë më shumë gjasa që të lindin djalë, sugjeron studimi i ri.

E anasjella gjithashtu është e vërtetë, thonë ekspertët, edhe pse nuk e dinë përse ndodh një gjë e tillë.

Hulumtuesit shkencorë nga Spitali Mount Sinai në Toronto vëzhguan nëse tensioni i gjakut kishte një rol në përcaktimin e gjinisë së foshnjave.

Në studim u përfshinë më shumë se 1400 gra kineze, të cilat po planifikonin të lindnin një fëmijë së shpejti.

Gratë u kontrolluan si në fillim ashtu edhe gjatë shtatzënisë, ku u matën nivelet e tensionit të gjakut, kolesterolit, triglicerideve dhe glukozës.

Ata zbuluan se tensioni sistolik i gjakut para shtatzënisë ishte më i lartë tek gratë që kishin djem.

Rezultatet e tyre rezultuan të sakta edhe pasi u vëzhguan të dhënat për moshën, edukimin, duhanpirjen dhe indeksin e masës trupore.

“Tek njerëzit, gjinia e fetusit përcaktohet nga kromozomi gjinor i spermës fekonduese”, thotë autori kryesor i studimit, dr. Ravi Retnakaran.

Sa i përket tensionit të gjakut të nënës para shtatzënisë, është një faktor i panjohur paraprakisht që lidhet me gjasat për të pasur djalë apo vajzë.

Megjithatë, ai i frikësohet faktit që këto rezultate mund të jenë problematike, ndoshta edhe të rrezikshme, tek popujt që mund të favorizojnë lindjen e një gjinie më shumë se një tjetër.

Këto rezultate mund të shpjegojnë gjithashtu rënien në numrin e lindjes së djemve në shtet me mënyrë jetese të shëndetshme./Politiko

Artikulli paraprakRastet kur temperatura e lartë mund të rrezikojë jetën e fëmijës, ja çfarë duhet të bëni
Artikulli i rradhës Çfarë ka ndodhur me këtë bebe në furrën e shporetit (Foto)

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot

13/06/2026 Jetë

A mund të ndihmojë psilocibina pacientët me Alzheimer? Rasti që po tërheq vëmendjen e studiuesve

12/06/2026 Jetë

Inteligjenca artificiale mund të zbulojë kancerin e gjirit deri në 6 vjet para diagnostikimit

12/06/2026 Jetë

Ozempic dhe Wegovy mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

12/06/2026 Jetë

Ekspertët zbulojnë cilat fruta dhe perime ofrojnë mbrojtjen më të madhe për zemrën

12/06/2026 Jetë

Ilaçi i ri oral për diabetin mund të zëvendësojë injeksionet për shumë pacientë

12/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.