Një studim i ri nga Universiteti i Hong Kongut ka treguar se një trajtim inovativ që kombinon terapinë lokoregionale me imunoterapinë (LRT-IO) ka sjellë rezultate mbresëlënëse për pacientët me kancer të avancuar të mëlçisë.
Nga 63 pacientë të trajtuar, 46% nuk kishin më shenja të sëmundjes pas terapisë, dhe shumica e tyre mbetën të gjallë pas tre vitesh, transmeton Gazeta Shneta.
Kjo është hera e parë që jepen të dhëna afatgjata për këtë trajtim, duke e paraqitur si një alternativë të mundshme kurative për pacientët që nuk mund t’i nënshtrohen operacionit.
Studiuesit shpresojnë që kjo metodë të përfshihet së shpejti në udhëzimet zyrtare për trajtimin e kancerit të mëlçisë./Gazeta Shneta/


