Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Terapia me rrezatim për kancerin e gjirit mund të ulë rrezikun për Alzheimer

Jetë 08/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga Samsung Medical Center në Korenë e Jugut ka zbuluar se gratë që kanë mbijetuar nga kanceri i gjirit dhe janë trajtuar me terapi rrezatimi kanë një rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer.

Sipas të dhënave nga rreth 70,000 gra të diagnostikuara me kancer gjiri dhe krahasuar me një grup kontrolli prej 180,000 grave të shëndetshme, studiuesit konstatuan një ulje me 8% të rrezikut për Alzheimer te gratë që kishin marrë terapi rrezatimi, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Terapia me rrezatim përdoret shpesh në trajtimin e kancerit të gjirit – rreth 70% e pacienteve e marrin këtë formë trajtimi.

Megjithëse rrezatimi mund të shkaktojë efekte anësore si lodhje dhe probleme njohëse, ky studim sugjeron se në afat të shkurtër, mund të ketë një efekt mbrojtës ndaj Alzheimerit.

Gjatë ndjekjes mesatare prej 7 vitesh, 1,229 gra në grupin e kancerit u diagnostikuan me Alzheimer.

Studiuesit vunë re se ulja e rrezikut ishte më e dukshme te gratë që kishin marrë rrezatim, ndërsa trajtime të tjera si kimioterapia dhe hormonterapia nuk treguan ndonjë ndikim të veçantë në rrezikun për Alzheimer.

Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se ky efekt mbrojtës ishte i përkohshëm dhe mund të zhduket me kalimin e viteve. Ata theksojnë nevojën për kërkime afatgjata për të kuptuar më mirë lidhjen midis trajtimeve për kancerin e gjirit dhe rrezikut për Alzheimer. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakParkinsoni: Sirupi kundër kollës mund të ngadalësojë rënien njohëse
Artikulli i rradhës Si t’i mbroni bebet nga dielli dhe nxehtësia

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.