Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Terapia revolucionare pastron kancerin e pashërueshëm të vajzës 13-vjeçe

Jetë 30/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri i pashërueshëm i një adoleshenteje është pastruar nga trupi i saj pas përdorimit të herës së parë të një lloji të ri terapeutik revolucionar.

Alyssa, e cila është 13 vjeç dhe nga Leicester, u diagnostikua me leukemi limfoblastike akute me qeliza T në maj të vitit të kaluar. Të gjitha trajtimet e tjera për leukeminë e Alyssa-s kishin dështuar, raporton BBC përcjell Gazeta Shneta.

Kështu që mjekët në spitalin Great Ormond Street përdorën “redaktimin bazë” për të kryer një vepër të inxhinierisë biologjike për t’i zhvilluar asaj një bari të ri.

Gjashtë muaj më vonë kanceri është i pazbulueshëm, por Alyssa është ende duke u monitoruar.

Ekipi në Great Ormond Street përdori një teknologji të quajtur ‘redaktimi bazë’, e cila u shpik vetëm gjashtë vjet më parë.

Katër llojet e bazës – adenina (A), citozina (C), guanina (G) dhe timina (T) – janë blloqet ndërtuese të kodit tonë gjenetik. Ashtu si shkronjat në alfabet shprehin fjalët që kanë kuptim, miliarda bazat në ADN-në tonë përshkruajnë manualin e udhëzimeve për trupin tonë.

Redaktimi i bazës i lejon shkencëtarët të zmadhojnë një pjesë të saktë të kodit gjenetik dhe më pas të ndryshojnë strukturën molekulare të vetëm një baze, duke e kthyer atë në një tjetër dhe duke ndryshuar udhëzimet gjenetike.

Ekipi i madh i mjekëve dhe shkencëtarëve e përdori këtë mjet për të krijuar një lloj të ri të qelizave T që ishte në gjendje të gjuante dhe vriste qelizat T kanceroze të Alyssa-së.

Familja shpreson që kanceri të mos kthehet më, por tashmë janë mirënjohës për kohën që do e kenë në dispozicion.

Alyssa është personi i parë nga dhjetë në total që iu është dhënë ilaçi si pjesë e një prove klinike.

Dr. Robert Chiesa, nga departamenti i transplantit të palcës së eshtrave në spitalin Great Ormond Street, tha se:

“Është jashtëzakonisht emocionuese. Natyrisht, kjo është një fushë e re në mjekësi dhe është magjepsëse që ne mund ta ridrejtojmë sistemin imunitar për të luftuar kancerin.” /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakAnëtari i VV-së Besnik Ibraj emërohet drejtor mjekësor në Spitalin e Pejës
Artikulli i rradhës Tenderi i insulinave: OSHP kërkoi masa ndaj Berat Marmullakut por KRPP e ndëshkon Ismet Hysenin

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.