Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tërshëra për foshnjat nga muaji i shtatë

Jetë 25/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur vendosa për herë të parë të filloja me ushqimet e para solide të ngurta, natyrisht që hapi im i parë ka qenë vizita e çdo supermarketit për të lexuar pakot dhe kavanozet, doja të sigurohesha për përmbajtjën edhe pse shumë gjëra nuk i kisha kuptuar sa kisha djalin e parë bebe, Lorikun. Meqenëse unë u mundova të gjej dallimin e të mirës dhe të keqës.

Nga këto kërkime unë kuptova dy gjëra, ushqimet e procesuara për foshnja ishin shumë më shtrenjët dhe shumica e tyre përmbanin shumë aditivë dhe sheqerna të shtuara, në tërë këto kërkime pash se diçka nuk shkonte çdo produkt që shihja aty më distanconte, por ana pozitive është: më dha iden, vullnetin dhe forcën që ushqimet për djalin t’i bëja vet.

Këtij fakti sot i gëzohem shumë sepse kështu e kam vazhduar edhe me djalin e dyte Arianin. Dhe si fund unë zgjodha të bëja ushqimin djalit tim, sepse ishte gjëja më e lehtë dhe tepër e përshtatshme për të zgjedh vet kombinimet me frutat dhe perimet sezonale.

Kam zgjedhur për të bërë tërshërën për shkak se ajo është një nga ushqimet më të zakonshme që foshnjave mund t’ju prezantohet në muajin e 7-të. Pas përmbledhjeve të shumta, fillova të bëj disa hulumtime dhe kuptova se orizi dhe kokrra të tjera të drithërave në të vërtetë mund të jenë të vështira për foshnjat për shkak të kostipacionit, kështu që nuk duhet të fillosh ushqyerjen tek foshnja me drithëra gruri.

KUR MUND TA PREZANTOJ TËRSHËRËN APO QULLIN E TËRSHËRËS TEK FOSHNJA IME?

Tërshëra dhe qulli me tërshërë pluhur të përgatitur vet janë të përshtatshme për t’ja prezantuar foshnjës tuaj prej muajit të 7 +. Ndoshta do të thoni pse nga muaji 7 kur ajo është e lejuar nga muaji 6. Po ju keni të drejt. Vlen të theksohet se në muajin e 6-të ju keni qenë duke njoftuar foshnjës tuaj perimet ose frutat veç e veç nga 3 ditë me të njëjtën produkt.

Ju ishit duke parë nëse foshnja juaj shfaq shenja alergjene të ndonjë produkti. Që do të thotë për 30 ditë ju keni prezantuar 10 produkte tek foshnja juaj. Tani nga muaji 7-të me këto 10 produktet e testuara mund të bëni mix me frut bashkë me tërshërën. Ripërsëris që ushqerja me tërshërë është më e mirë sesa ajo me oriz, për asyje të kostipacionit.

VLERAT E TËRSHËRËS PËR FOSHNJËN TUAJ

Tërshëra përmban fibra të larta si kalcium, proteina dhe vitamina B. Frulimi me prerje të çelikut (blenderit) është paksa më e shëndetshme dhe më ushqyese sesa ato të bluara të gatshmët që blihen në paketime. Frulimi në të thatë me çelikun e blenderit ruan më shumë lëndën ushqyese të tyre, pasi që ato nuk kalojn në faza të procesit të përpununimit. E gjithë kjo nënkupton që gjatë përgatitjes të tyre marrin kohë rreth 11-25 minuta (të pa fruluara) më shumë sesa homologët e tyre të gatshme.

SI TA RUAJM TËRSHËRËN?

Tërshëra kokër e plotë mund të ruhen për disa muaj në një vend të ftohtë dhe të thatë. Nëse temperatura në shtëpinë tuaj bëhet jashtëzakonisht e ngrohtë, atë mund ta ruani edhe në frigorifer. Tërshëra e fruluar dhe të tilla si mielli orizit, miell grurit, mielli i tërshërës etj, duhet të ruhen në një kavanoz me kapak të mbyllur dhe mundësisht në frigorifer. Patjetër që ato mund t’i ruani në një vend të ftohtë të thatë por sigurohuni mirë për temperaturën që ka ambienti ku do i mbani ato por që idealja është frigoriferi.

CILA ËSHTË MËNYRA MË E MIRË E PËRGATITJES SË TËRSHËRËS?

E vetmja gjë që do ju duhet është një tenxhere dhe luga. Pastaj vijn përbërësit kryesor si tërshëra dhe uji. Si fund jepni shije me frutin e preferuar të foshnjës tuaj, gjithashtu mund të shtohet qumësht gjiri ose formulës pasi është zier me ujë.

PËRBËRËSIT:

60 gr tërshërë

177-250 ml ujë

PËRGATITJA:

Shtoni ujin në tenxhere. Pastaj shtojani tërshërën pluhur duke përzier vazhdimisht.

Ziejm për 10 minuta, duke përzier vazhdimisht, dhe si fund shtojeni frutin e dëshiruar

Shërbejeni të ngrohtë.

PËRBËRËSIT:

1 mollë e vogël

60 gr tërshërë

177-250 ml ujë

Qërojeni mollën dhe priteni në copa të vogla. Në tenxhere shtoni tërshërën dhe 177 ml ujë dhe kalojeni në zjarrë të butë bashkë me copëzat e mollës, siguroheni që mollët të jen zbutur mirë dhe tërëshëra të është zier.

Pasi që masa është zier mirë, shtojm dhe 73 ml të ujit që ngelur këtë e zëvendsojm me qumësht gjiri/formulë derisa keni arrit trashësin e dëshiruar.

Për t’i dhënë pjatës më shumë shije, spërkateni pak me kanell.

MOS HARRONI

Gjithmonë konsultohuni me pediatrin tuaj në lidhje me shtimin e ushqimeve solide të ngurta tek foshnja juaj dhe në mënyrë specifike të diskutoni për çdo ushqim që mund të paraqesë rreziqe alergjie tek foshnja juaj.

SHUMË DASHNI ALBA

Artikulli paraprakMamia Musa: Kordoni rreth qafës nuk do të thotë lindje me operacion
Artikulli i rradhës A duhet të shqetësoheni nëse foshnjës i lidhet kordoni në fyt

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.