Kordoni umbilikal është kanali që lidh foshnjen me placentën brenda barkut të nënës.
Shtatzënat shpesh shqetësohen kur marrin vesh se foshnja e tyre është e lidhur me këtë kordon rreth qafës.
Mamia Razije Musa ka bërënjë postim duke qartësuar këtë fenomen, shkruan GazetaShneta.
Ajo ka shpjeguar se ky kordon ose gyp me gjatësi prej gjysmë metri nëse gjendet i mbështjellur rreth qafës së foshnjës nuk paraqet rrezik e aq më pak alarm për ndërhyrje të kirurgjisë cezariane.
“Sipas Kolegjit të Obstetërve dhe Gjinekologëve të Mbretërisë së Bashkuar kordoni rreth qafës nuk është arsye për të cilën duhet të kryhet lindja me operacion, ju duhet të i’a besoni punën tuaj mjekëve dhe mamive”, ka shkruar Musa.
Ajo ka vazhduar duke u bërë thirrje nënave që të mos shqetësohen për këtë gjë sepse kordoni i mundëson foshnjave që të furnizohen me oksigjen, ndryshe nga të rriturit të cilët marrin ajrin përmes mushkërive.
“Mendohet se kordoni rreth qafës më shumë haset te gjinia mashkullore se ajo femërore por e rëndësishme është që ju të merni informatat e duhura nga mjeku që e përcjellë shtatëzaninë e të mos bazoheni në përvojat e të tjerëve”, ka përfunduar Musa./GazetaShneta/