Gjatë javës së kaluar rastet e koronavirusit janë rritur në shumë pjesë të botës si dhe përpjekja për të kontrolluar përhajen e tij, përfshirë mbylljen e shkollave dhe restoranteve dhe anulimin ose shtyrjen e ngjarjeve sportive.
Por, higjiena personale, distanca sociale dhe kufizimet e udhëtimit megjithëse janë të rëndësishme nuk janë të mjaftueshme “për të shuar këtë epidemi” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus para gazetarëve të hënën, transmeton Gazeta Shneta.
“Të gjitha vendet duhet të marrin një qasje gjithëpërfshirëse, por mënyra më efektive për të parandaluar infeksionet dhe për të shpëtuar jetën është thyerja e zinxhirëve të transmetimit dhe për ta bërë këtë duhet të testoni të gjithë popullsinë”, tha Tedros.
“Ju nuk mund të luftoni me një zjarr me sy të mbyllur dhe ne nuk mund të ndalojmë këtë pandemi, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar”, shton ai.
Në këtë mënyrë njerëzit që kanë qenë në kontakt të ngushtë me ata që testojnë pozitivë mund të identifikohen dhe testohen gjithashtu.
Tedros tha më shumë teste janë duke u prodhuar për të përmbushur kërkesën, duke vërejtur që OBSH ka dërguar pothuajse 1.5 milion teste në 120 vende. /GazetaShneta/