Testin e spermës tashmë mund ta bëni përmes ‘smartfon’-it tuaj

2017-04-24 në ora 19:08

Aktualisht vlerësohet se infertiliteti në mbarë botën prek 45 milion çifte.

Rreth 40 përqind e këtyre rasteve i atribuohen partnerit mashkullor shkruan Health Line, transmeton Gazeta Shneta.

Në Shtetet e Bashkuara, rreth 1 në 8 çifte nuk mund të fekondohen dhe një e treta e këtyre rasteve i atribuohen infertilitetit mashkullor.

Praktikat e diagnostikimit të infertilitetit aktual janë të shtrenjta dhe mund të kryhen vetëm në një klinikë ose në spital.

Megjithatë, një ekip hulumtuesish në Brigham dhe në Spitalin e Grave (BWH) në bashkëpunim me Massachusetts General Hospital (MGH) kanë projektuar një mjet të ri, të lirë dhe të thjeshtë për diagnostikimin e infertilitetit mashkullor.

Pajisja e re, e cila ende nuk është emëruar, është e operuar me smartfon dhe mund të përdoret nga shtëpia.

Duke përdorur kriteret e lëvizjes dhe të përqendrimit të spermës, hulumtuesit thanë se pajisja e re analizon dhe mat cilësinë e spermës, duke identifikuar përfundimisht infertilitetin me një shkallë prej 98 përqind të saktësisë.

Manoj Kanakasabapathy udhëhoqi ekipin hulumtues që dizajnoi dhe testoi pajisjen./Gazeta Shneta/