Prindërit zakonisht nuk kanë dëshirë t’i dërgojnë fëmijët shpesh në pishina, për shkak të ujit shumë të papaster dhe mundësisë për përmbajtje të urinës.
Dhe nuk e kanë gabim!
Mos u habisni, kjo është e vërtetë, hulumtuesit në Kanada e provuan duke testuar më shumë se 30 pishina dhe gjetën urinë në secilën prej tyre.
Ata matën nivelet e një lënde të quajtur acesulfame potassium (ACE), e cila gjendet në shumë ushqime të përpunuara dhe më pas del përmes urinës në formën origjinale. Duke e matur atë, studiuesit mund të vlerësonin sasinë e ujit të pishinës që në të vërtetë kishte urinë.
Ndërsa studimi zbuloi urinën në çdo mostër të testuar, nivelet ishin relativisht të ulëta, në vetëm 0.00009 për qind.
Megjithatë, ju mund të dëshironi të kaloni në Jacuzzi, meqë hulumtuesit gjithashtu testuan mostra nga tetë tuba të nxehtë, duke përfshirë ato në hotele, dhe gjetën nivelet e ACE më të larta se në pishina.
Dhe pisllëku në një pishinë nuk është thjesht i pështirë, gjithashtu është potencialisht i dëmshëm, pasi mund të reagojë me klorin për të krijuar përbërës toksikë që irritojnë sytë dhe mushkëritë.
Megjithatë, hulumtuesit thonë se qëllimi i studimit ishte t’i lutej publikut të mos urinonte më në pishinë./pernenat.al