Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë paralajmëruar se vetëm gjatë ditës së enjte janë raportuar tetë raste të miokardit, një lloj i inflamcionit të zemrës, te fëmijët e moshës 5-11 vjeç që morën vaksinën Pfizer.
Sipas CDC-së, normat e raportimit të miokarditit për djemtë e moshës 16 deri në 17 vjeç mund të jenë më shumë se 69 raste për një milion doza së administruar, dhe rreth 40 raste për një milion doza tek djemtë e moshës 12-15 vjeç shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë në lidhje me komplikimet e shtatzënisë KËTU
CDC-ja nuk beson se mund të ketë lidhsmëri mes miokarditit dhe vaksinës kundër Covid.
Agjencia ka bërë të ditur se kishte pasur mbi 7 milionë doza të vaksinave të grupmoshës 5-11 vjeç në kohën kur ekzaminoi të dhënat, me 5.1 milionë doza të para dhe 2 milionë doza të dyta.
Këto raste u raportuan edhe në U.S Vaccine Adverse Event Reporting System, të prezantuara nga CDC-ja./Gazeta Shneta/