Në spitalin special për gjinekologji, obstetrikë dhe infertilitet intervenimet kirurgjike kryhen me aparatura të avancuara mjekësore.
Një rast i tillë është kryer sot, ku mjekët e këtij spitali në krye me gjinekologen e njohur Dr. Aida Kumnova, kanë hequr polipet me histeroskopi, shkruan Gazeta Shneta.
“Histeroskopia – teknika më e shkëlqyer për të vlerësuar kavitetin uterin dhe per të aplikuar operacione në kavitetin uterin siq është rasti i operimit të sotëm, heqja e polipeve”, thuhet në njoftim.
European Clinic posedon histeroskopin bipolar, monopolar dhe morcelatorin. Ky i fundit është standard i art për punën me histeroskopi dhe për heqjen e miomave i cili shkakton lëndime minimale në mitër.
Morcelatori bën morcelimin e miomës duke mundësuar vizion të qartë gjatë punës dhe procedurës për morcelimin e miomës. Për dallim nga elektroda bipolare e cila dëmton muskujt e mitrës, morcelatori mundëson vetëm morcelimin e mimoës duke shkaktuar shumë pak gjakderdhje. /Gazeta Shneta/