Shumë njerëz të infektuar janë asimptomatikë, që do të thotë se nuk tregojnë simptoma, por ende mbajnë virusin.
Ndërsa mënyra më e mirë për të ditur nëse keni pasur virusin është të bëni test dhe më poshtë janë tetë shenja të mundshme që mund të shikoni nëse mund të jeni infektuar, shkruan The Mirror.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Infeksionet e syve
Hulumtimi i ri ka treguar se një infeksion i syve si konjuktiviti mund të jetë një simptomë e Covid-19.
Një kollë e thatë
Ndoshta më e njohura nga simptomat Covid-19, duke pasur parasysh se sa ndryshe mund të tingëllojë në krahasim me një kollë tipike.
Lodhje mendore / mjegulla e trurit
Mjegulla e trurit ka ‘pllakosur’ ata që thonë se vuajnë me ‘Covid të gjatë’, që paraqet një gjendje konfuzioni që prek kryesisht të moshuarit.
Një temperaturë e lartë
Edhe pse numrat ndryshojnë për njerëz të ndryshëm, një rritje e temperaturës së trupit zakonisht llogaritet si ethe pasi të arrijë 37.7C
Mund të tregoni se keni ethe nëse ndiheni të nxehtë në prekjen e gjoksit ose shpinës.
Vështirësi në frymëmarrje
Nëse gjoksi juaj fillon të ndjehet i ngushtë ose nuk mund të merrni frymë, ju mund të keni kapur virusin korona.
Dispnea – termi kur dikush ka vështirësi në frymëmarrje – mund të shoqërohet me një shtrëngim në gjoks, frymëmarrje të shpejtë dhe palpitacione të zemrës.
Humbja e nuhatjes dhe shijes
Shoqata Britanike e Otorinolaringologjisë, paralajmëroi se humbja e nuhatjes dhe shijes mund të tregoj për një infeksion Covidi.
Specialistët rekomandojnë këdo që ka simptoma të tilla të vetë-izolohet menjëherë.
Dhimbje stomaku
Ashtu si me humbjen e oreksit, të durosh një dhimbje barku mund të kalojë lehtësisht si shenjë e diçkaje më të padëmshme.
Sidoqoftë, një studim nga ‘Revista Amerikane e Gastroenterologjisë’ lidh problemet e barkut me Covid-19.
Ata zbuluan se 48.5 përqind e 204 njerëzve që janë infektuar nga koronavirusi në provincën Hubei të Kinës kishin simptoma të çrregullimit të sistemit tretës si diarreja. /Gazeta Shneta/