“EuroLab”, saktësi e siguri në testet për COVID-19

2021-04-21 në ora 12:07

Duke përdorur teknologjinë më të fundit, “EuroLab” është bërë shpejt një nga pikat më referente për testime për COVID-19, sidomos për ata të cilët udhëtojnë dhe duhet të dëshmojnë që nuk janë të infektuar.

“EuroLab”, i cili gjendet në terminalin e vjetët të aeroportit “Adem Jashari”, u mundëson të gjithë atyre që kanë nevojë për testim rezultate të sakta dhe të shpejta me çmime mjaft konkurruese në treg.

Për një test PCR për COVID-19 ju duhet të paguani vetëm 35 euro, ndërsa për testin e shpejt antigjen vetëm 15 euro, ku për asnjërin nga këto nuk ju duhet të bëni termin.

Në kohën kur po përballemi me pandeminë, ka pasur raste kur persona dhe laboratorë të caktuar kanë keqpërdorur situatën dhe qytetarët, duke ofruar teste të falsifikuara, për çka “EuroLab” ju siguron se shërbimet e tij do të jenë profesionale, të cilat tashmë janë vlerësuar edhe nga instituti prestigjioz gjerman “Robert Koch”.

Laboratori “EuroLab” është hapur në fillim të këtij viti, ndërsa deri tani ka kryer mijëra testime për COVID-19, të cilat njihen në të gjithë botën.

Të gjithë ata që testohen aty rezultatet për PCR-test i marrin brenda 2 orëve, ndërsa ato për antigjen për 15 minuta.

 

Artikull i sponsorizuar