Kur kjo nënë e re kishte filluar tu tregonte njerëzve për shtatzëninë e saj, ajo kishte parë njerëz që i ngrisnin vetullat lartë si me habi.
Shtatzënia ka një libër rregullash
Mos pini alkohol, mos pini duhan, mos e hani djathin e mirë dhe përfundimisht mos i tregoni askujt për gjënë më të bukur që ju ka ndodhur në jetë deri sa të kaloni 3mujorshi i parë.
Gjatë shtatzënisë sim të parë, shumë mirë e mbajta këtë sekret. Por herën e dytë, po i thoja vetes, bebja padyshim do të jetë mirë, ai është vec një mit që e përjetojnë gratë që bëhen nëna për herën e parë.
Sekreti
Ne kishim folur për një kohë të gjatë që donim të kishim një bebe kështuqë mezi nuk prita ta ndaja lajmin me burrin tim dhe djalin tim 4 vjeçar.
Dhe kur ne ishim duke kërkuar një dado për djalin tonë, ajo veç arriti. Dukej sikur tu tregoja këtyre njerëzve gëzimin tim, ishte sikur Babadimri të kishte arritur shumë më herët.
10 ditë më vonë fillova të gjakosë
Kur tashmë e dini se unë do u trregoja të gjithve, vjehrrës, shoqes më të ngushtë, e kuptova që as 4 vjeçarët nuk janë mbajtës të sekreteve, kështuqë ne po u tregonim të gjithëve. Fëmijëve, mësuesëve, prindërve.
Dhe përsëri mora shumë vetulla të ngritura, ndërsa unë fillova të ndjeja pickimet e këtyre fjalëve.
Nëna ime e mori djalin tim për vikend përderisa unë shkova në emergjencë. Duke shkuar në shtëpi, djali im më pyeti për beben. Kështu e ndalova veturën dhe i tregova që veza në barkun tim nuk ishte një vezë e mirë.
E kthehu kokën prapa dhe pëshpëriti: Pra tash duhet t’ja fillojmë përsëri, prej fillimit. Kështu na largoj sado pak ndjenjat e frustrimit siç di ta bëjë zakonisht.