Për shkak të pandemisë së Covid-19 në shumë vende të botës, përfshirë edhe në Kosovë, besimtarët myslimanë e kanë falur namazin e bajramit në shtëpitë e tyre.
Kryemyftiu i Kosovës Naim Tërnava iu ka bërë thirrje besimtarëve mysliman që të festojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos vizitojnë njëri-tjetrin për festën e bajramit.
“Sot jam para jush me ndjenja të përziera si asnjëherë më parë ngase është hera e parë që po ju drejtohem pa xhemat. Megjithatë sot besimtarët myslimanë kanë arsye të ndihen të gëzuar sepse festojnë njërën prej festave më të rëndësishme në Islam”, ka deklaruar Tërnava.
Edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ua uron të gjithë besimtarëve myslimanë Fitër Bajramin.
Me këtë rast, IKSHPK ka shprehur mirënjohje dhe respekt për përkushtimin që besimtarët kanë treguar gjatë gjithë muajit të Ramazanit në zbatimin e rekomandimeve tona. Ne besojmë se një mënyrë e këtillë e manifestimit të besimit do të tregohet edhe gjatë festës së Bajramit të Madh.
“Prandaj, duke pasur parasysh se rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar ende, IKSHPK bënë thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale tek familjarët dhe tek njëri-tjetri, dhe të vazhdohet me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK dhe të MSH, ashtu siç jeni udhëzuar gjithashtu edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës”, thuhet në urimin e IKSHPK-së. /Gazeta Shneta/