Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tinitus: Zhurma në vesh, gjendje e padefinuar e infeksionit akut post – COVID

Jetë 24/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët janë të shqetësuar se virusi ose barnat e përdorura për trajtimin e Covid-19 po shkaktojnë dëmtimin e veshit.

Sipas studimeve të fundit është rritur numri i njerëzve që kanë filluar të ankohen për zhvillimin e zhurmës në vesh – të herës së parë ose që kanë gjetur simptomat e tyre të përkeqësuara që nga fillimi i pandemisë, shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.

Shoqata Britanike e Tinitusit, ka raportuar një rritje të numrit të personave që hyjnë në shërbimet e tyre me një statistikë prej 256% të numrit të bisedave nga muaji maj deri në dhjetor 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019.

Tinitusi – termi i përdorur për të përshkruar tinguj të tillë si kumbimi, zhurma ose gumëzhitja që vijnë nga një burim i brendshëm dhe jo nga jashtë – prek rreth 7 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Institutit Shëndetësor të Mbretërisë së Bashkuar, tringëllima në vesh njihet si një simptomë e zakonshme e koronavirusit dhe formës së ‘COVID-it të gjatë’.

Kërkimet e lidhura me tinitus në Google janë rritur pas shpërthimit të Covid-19, me interesim rreth gjendjes si “shkaqet e tringëllimës në veshët” duke tejkaluar 83% të hulumtimeve në muajin shkurt 2021.

Sipas shefit ekzekutiv të Shoqatës së Tinitusit të Britanisë së Madhe, David Stockdale tha se: “Thirrjet në linjën tonë për ndihmë dhe vizitat në faqen e internetit janë rritur me të vërtetë ndërsa njerëzit po kërkojnë mbështetje dhe po përpiqen të kalojnë përmes sistemit të kujdesit shëndetësor. Për shumë njerëz, pasoja emocionale dhe shoqërore e Covid-19 e ka bërë tinitusin më të rëndë.

Një teori tjetër e mundshme është se barnat e marra në spital ndërsa pacientët kishin Covid mund të kishin dëmtuar veshin e brendshëm. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNjë e treta e pacientëve me gjendje të kaluar të COVID të rëndë përjetojnë këtë situatë
Artikulli i rradhës Kollitja dhe dhimbja e fytit më e zakonshme me variantin e shfaqur të Britanisë së Madhe

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.